Njoftim për kursin e 9 të Auditim Energjie
Në bazë të ligjit Nr. 80, datë 22. 07. 2015: “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni 81: “Programet e studimeve të formimit të vazhduar”, si dhe miratimin e ndryshimeve nga ana e Senatit te UPT, pranë Departamentit të Energjitikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, është funksional programi i formimit të vazhduar për “Auditim Energjie” në dy profile.
Kursi do të shërbejë për trajnimin e të gjithë personave që duan të konkurojnë për të fituar një certifikatë për ushtrimin e aktivitetit të “Audituesit të Energjisë” në përputhje me kërkesat e ligjit të ri: “Për Efiçencën e Energjisë”, Nr. 124, datë 12.11.2015 dhe akteve në zbatim të tij, si dhe për të gjithë ata që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre në këtë fushë.
Aplikimet për ndjekjen e këtij programi studimi të bëhen pranë Sekretarisë së Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike,
nga data 7 Shtator deri në datën 15 Tetor, çdo ditë pune nga ora 1200 – 1600.
Dokumentet që duhen paraqitur:
- Formular aplikimi
- Dokument identifikimi (fotokopje letërnjoftimi ose pasaporte)
- Diplomë e studimeve universitare + Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Certifikata të ndryshme që zotëron kandidati
- Mandat-pagesa 1000 (një mijë) Lekë për regjistrim
Për më shumë informacione mund te kontaktonin Koordinatorin e Kursit Dr. Ardit GJETA, E-mail: agjeta@fim.edu.al