MSC.Ing.Menaxheriale (në proces miratimi)

PROGRAMI I STUDIMIT MASTER SHKENCOR NË : “Inxhinieri Menaxheriale”

Në ditët e sotme detyrat e një sipërmarrje janë ndërdisiplinore, dhe kërkojnë një bashkëveprim të njohurive inxhinierike dhe menaxheriale, për një ekspertizë sa më mirë. Në FIM që prej vitit 2010 është hapur cikli i parë i studimeve Bachelor dhe në vitin 2013 është hapur cikli i dytë i studimeve Master për formimin e figurës së inxhinierit industrial. Këta inxhinierë mund të ndërthurin ekspertizën teknike me aftësite manaxheriale dhe të zhvillojnë aftësitë për analiza ekonomike. Masteri Shkencor në inxhinieri ekonomike zhvillon një mënyrë të re të menduari për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike në industri të ndryshme.

Industria shqiptare është e organizuar në ndërmarrje të vogla dhe të mesme të cilat janë motorri i ekonomisë së një vëndi. Duke pasur parasysh nevojat për krijimin e kësaj figure sa me afër industrisë shqiptare Grupi mësimor i Menaxhimit Industrial dhe Inxhinierisë Ekonomike vendosi rishikimin e programit Master Shkencor në Inxhinieri Ekonomike.

Së pari, ky program i jep studentit një kompetencë profesionale të mjaftueshme për tu punësuar në ndërmarrjet vendase të prodhimit në sektorë të ndryshëm industrial. Ky riorganizimi bazohet dhe në Ligjin Nr.80/2015, neni 1, “Misioni i Arsimit të Lartë”, pika b, “të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend”, pika d “të mbështesë prioritetet strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit”,

Së dyti, ky program studimi ka pasur gjithashtu si qëllim përafrimin më të mirë me programet e studimit të modeleve orientuese të zgjedhura. Modelet orientuese të zgjedhura jane programet e ngjashme të studimit të Universitetit Politeknik të Milanos, Torinos dhe Barit në Itali. Këto modele jane përzgjedhur pasi i përshtaten më mirë tregut dhe industrisë shqiptare. Kjo bazohet gjithashtu në Nenin 2, pika c “të krijojë një sistem të unifikuar të arsimit të lartë, kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë, inovacionit bashkëkohor e konkurrues në hapësirën europiane të arsimit të lartë”.

Së treti, ky program studimi është bazuar dhe në pyetësorët e mbledhur mbi tërheqjen e opinioneve të studentëve në lidhje me procesin mësimor për të gjitha disiplinat. Ky pyetësor ka pasur si qëllim të mbledhë të dhëna dhe të vjelë opinionin e studentëve që kryejnë studimet në FIM me qëllim identifikimin e problematikave dhe pritshmërive të tyre në kuadër të procesit të përmirësimit të këtij programi mësimor. Informacioni i mbledhur nëpërmjet këtij pyetësori u trajtua në mënyrë konfidenciale.

Së katërti, plani i ri mësimor është organizuar duke u konsultuar me përfaqësues të bizneseve në tregun e punës, për t’ju përshtatur sa më mirë dhe në kohë kërkesave të tregut të punës.

Bazuar në studimin e industrisë dhe praktikave të studentëve ne këto biznese, rezultoi që duhen kryer këto ndryshime dhe objektivat janë si më poshtë: