Laboratorët

Natyrisht që një pjesë e rëndësishme e procesit mesimor janë dhe laboratoret. Aktualisht  Departamenti i Energjitikës ka ne dispozicion të tij 5 ambjente laboratoresh.

  1. Laboratori i Termoteknikës (salla 225), i cili mbulon lëndët: Fizikë Teknike (Termoteknikë); Transmetim Nxehtësie. Në dispozicion të tij jane: Pompa e nxehtësisë Hilton, aparati për matjen e koefiçientit të përcjellshmërisë termike, këmbyesi nxehtësisë ajër-ujë T157D, psikometra, gazoanalizatori EUROTRON, termometra, etj.
  2. Laboratori i Makinave Termofluidike dhe Impianteve (salla 226), i cili mbulon lëndët: Oleodinamikë dhe Pneumatikë, Impiante Termoteknike, Makina me Fluid, Impiante Mekanike. Në disozicion te tij jane: Paneli Pneumatik DL8101A, Paneli Oleodinamik FESTO, Pompa e Nxehtësisë T108/3D, njësi kondicionimi, etj.
  3. Laboratori i Motorëve me Djegie të Brendëshme (salla 128), i cili mbulon lëndët: Makina dhe Sisteme Energjitike; Motorët Termike për Tërheqje, Konstruksione M.D.B. Në dispozicion të tij janë: Bankoprovë motori Diesel SKODA 6-cilindërsh, bankoprove motori me Ndezje Elektrike 1-cilindërsh, maket i prere në detaje motori Diesel, motor me shkallë shtypjeje të ndryshueshme për matjen e Numrit të Oktanit (N.O.), etj.
  4. Laboratori i Fluidodinamikes (salla 228), i cili mbulon lëndët: Fluidodinamikë Numerike, Oleodinamike dhe Pneumatike. Në dispozicion të tij janë: 6 kompjutera të piasur me softe inxhinierike për simulime, si: Ansys FLUENT, Simulation X, Turbin PRO, CFTurbo, etj.
  5. Laboratori i Termoenergjitikës (salla 125), i cili mbulon lëndët: Impiantet e Fuqisë (TEC/HEC), Këmbyesit e Nxehtësisë dhe jeneratorët e Nxehtësisë, Makina me Fluid. Në dispozicion të tij janë: Gjenerator Nxehtësie HILTON, MiniTEC T118M, bankoprovë ventilatori, kompresor me dy shkallë, kalorimetër, etj.