MSC.Ing.Materiale

Objektivat dhe Veprimtaritë Formuese të Programit të Studimit

Kurrikula e ciklit të dytë ofron formim të thelluar shkencor për ushtrimin e iniciativave dhe aftësive vendim-marrëse në situata komplekse dhe të paparashikueshme, për të punuar në projektimin, integrimin, dhe mirëmbajtjen e sistemeve të industrisë tekstile, menaxhim të punës shkencore dhe të sistemeve të prodhimit industrial. Mbajtësi i diplomës Master shkencor ka aftësi dhe mjete intelektuale për të planifikuar dhe udhëhequr procese kërkimi inovative të mirëfillta apo të zbatuara. Njohuritë dhe aftësitë e fituara i japin mundësi titullarit të vërë në përdorim mjete dhe metodologji në mënyrë që të bëjnë të mundur trajtimin e informacionit dhe planifikimin e zgjidhjeve në sferën e sistemeve realë. Në këtë mënyrë, mbajtësi i diplomës Master shkencor mund të projektojë dhe realizojë sisteme komplekse të industrisë së materialeve ; ai ka njohuri mbi mjetet dhe metodologjitë e projekteve. Njohuritë mbi aspektet teknologjike i mundësojnë atij (mbajtësit të diplomës M. Sc.) të realizojë sisteme komplekse në fusha të ndryshme zbatimi. Mbajtësi i diplomës M.Sc. kombinon aftësitë teknike, shkencore dhe komunikuese me kontekstin kulturor, gjë që i jep atij mundësinë të punojë në funksione me profil  të lartë në nivel ndërkombëtar. Për fitimin e kësaj diplome, studenti ka realizuar:                                                                                                                                                                                                                                                       6 pikë ECTS – në fushën e shkencave të formimit të përgjithshëm                                                                                     78 pikë ECTS – në fushën e shkencave të formimit themelor specifik                                                                               12 pikë ECTS – në fushën e shkencave të ngjashme ose / dhe integruese me disiplinat themelore specifike             0 pikë ECTS – disiplina formuese opsionale                                                                                                                             9 pikë ECTS – në fushën e gjuhës së huaj dhe praktikë                                                                                                       15 pikë ECTS – për përgatitjen dhe mbrojtjen e tezës së diplomës 

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Formimi në master shkencor përmbyllet me një veprimtari të rëndësishme shkencore dhe një punim diplome, të cilët venë në provë njohuritë e grumbulluara dhe aftësitë inxhinierike dhe të komunikimit të kandidatit. Fusha tipike, nën këtë këndvështrim, janë rinovimi dhe zhvillimi i prodhimit, planifikimi i thellë, menaxhimi i sistemeve komplekse si specialist i pavarur i punësuar në ndërmarrje/organizata publike apo private. Mbajtësi i diplomë master i shkencave mund të punësohet në industritë e prodhimit dhe përpunuese; në ndërmarrje që zhvillojnë veprimtaritë e tyre në fushën e materialeve si edhe ndërmarrjet apo organizatat që veprojnë në sferën e shërbimeve dhe të administrimit publik.