Fushat didaktike – kërkimore

Mësimdhënia e stafit shtrihet në të gjithë Fakultetet e Universitetit Politeknik dhe në të tre ciklet e studimeve. Veprimtaria mësimore është e fokusuar në fushat e: Termo-Energjitikës, Makinave me Fluid, Motorë me Djegie të Brendshme, Impianteve Mekanike dhe Termike, etj. Pjesa më e madhe e ngarkesës mbulohet nga stafi i brendshëm i Departamentit, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga lektorë të ftuar (pedagogë të jashtëm).

Lëndët kryesore që mbulon Departamenti Energjitikës janë:

  1. Fizikë Teknike (Termoteknikë)
  2. Fluidodinamikë
  3. Makina me Fluid 1, 2
  4. Makina dhe Sisteme Energjitike
  5. Impiante Termoteknike 1, 2
  6. Impiante Mekanike 1, 2
  7. Impiante Industriale
  8. Siguri e Impianteve
  9. Motorë Termike për Tërheqje
  10. Matje Mekanike dhe Termike 2
  11. Bazat e Ftohjes
  12. Impiantet e Fuqisë (TEC/HEC)
  13. Këmbyesit dhe Gjeneratorët e Nxehtësisë
  14. Energjitë Alternative
  15. Konstruksione M.D.B.
  16. Bilance Energjitike
  17. Auditim Energjie
  18. Bazat e Ftohjes Komerciale
  19. Trajtim Energjitik i Mbetjeve
  20. Teknologjitë e Avancuara Energjitike