NJOFTIME

Pranë Departamentit të Energjitikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, është funksional programi i formimit të vazhduar për “Auditim Energjie” në dy profile. Kursi do të fillojë në datë 06.11.2020 dhe do të shërbejë për trajnimin e të gjithë personave që duan të konkurojnë për të fituar një certifikatë për ushtrimin e aktivitetit të “Audituesit të Energjisë” në përputhje me kërkesat e ligjit të ri: “Për Efiçencën e Energjisë”, Nr. 124, datë 12.11.2015 dhe akteve në zbatim të tij, si dhe për të gjithë ata që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre në këtë fushë. Aplikimet për ndjekjen e këtij programi studimi të bëhen pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike nga data 15.10.2020 deri në datë 05.121.2020, cdo ditë pune nga ora 12.00-16.00. Kordinator i këtij kursi do të jetë M.Sc. Ardit GJETA, 

Dokumentat që duhen paraqitur:

  1. Formular aplikimi (modeli bashkangjitur)
  2.  Dokument identifikimi (fotokopje letërnjoftimi ose pasaporte)
  3. CV
  4.  Diplomë e studimeve universitare + Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  5. Çertifikata të ndryshme që zotëron kandidati
  6. Mandat-pagesa 1000 (një mijë) Lekë për rregjistrim

Njoftim : Faqja e parë e diplomës (Fleta e Kontrollit),  Departameti i Energjitikës.