NJOFTIM MBI TARIFEN
Njoftohen te gjithe studentet se afati per te shlyer detyrimet financiare eshte shtyre deri ne date 25.06.2021
Kini parasysh se studentet qe nuk kane shlyer detyrimet financiare nuk do te mund te futen ne provimet e sezonit te veres. Faleminderit
NJOFTIM
Njoftohen te gjithe studentet e diplomuar ne korrik 2020 dhe me pas ne 2021 se duhet te plotesojne linkun per Projektin GRADUA para se te terheqin diplomat.
NJOFTIM- Projekti GRADUA
Ju informojmë se Projekti GRADUA (https://
Në javët e fundit të vitit akademik, përpara diplomimit tuaj, nevojitet vëmendje e shtuar për të ardhmen e punësimit tuaj.
Realizoni vetëm 3 hapa pasi të vizitoni adresën:
https://gradua.rash.al/stud/
dhe ju do të pajiseni me një CV të formatit Europass, aq shumë e kërkuar, e kompletuar me të gjitha informacionet e nevojshme për të tërhequr Punëdhënësit potencialë.
Hapi 1: Regjistrohuni duke vendosur Universitetin ku studioni, Fakultetin dhe nivelin e studimeve, Bachelor apo Master. Plotësoni të dhënat tuaja dhe pajisuni nga platforma GRADUA me kredencialet e aksesit në zonën e rezervuar të saj.
Hapi 2: Kyçuni në platformën GRADUA me kredencialet tuaja personale të aksesit dhe plotësoni Pyetësorin, i cili shërben për gjenerimin e CV-së suaj.
Hapi 3: Printoni CV-në tuaj të gjeneruar nga platforma GRADUA dhe nisni të shfletoni ofertat e punës të shfaqura brenda saj, ku do të mund edhe të kryeni aplikime.
Pasi te beni regjistrimin në platformën Gradua Registration dhe mbas plotësimit të pyetësorit luteni te dergoni email me tekst KONFIRMOJ REGJISTRIMIN ( emer – mbiemer) ne adresen : zyraekarrires@upt.al
Për çdo pyetje ju lutemi të na kontaktoni.
SHENIM: Kliko këtu Manual për studentët udhezim per menyren e regjistrimit ne platforme.
Njoftim
Jemi krenarë të njoftojmë se studentet tona Alisa Neziraj dhe Meri Meminaj, aktualisht në vitin e dytë të programit të studimit Master Shkencor në Inxhinieri Tekstili dhe Modë, janë përzgjedhur për Programin Pan-European Seal Traineeship 2021/22, në mesin e shumë aplikimeve të studentëve vendas dhe ndërkombëtarë.
Alisës i është ofruar një kurs praktikë një vjeçar në sektorin e Bioteknologjisë dhe Kimisë së Kujdesit Shëndetësor – Ekipi “Absorbents and non-woven” në Zyrën Evropiane të Patentave në Mynih.
Merit i është ofruar një kurs praktikë një vjeçar në sektorin e Mobility & Mechatronics – Ekipi “Tobacco & Handheld cutting tools” në Zyrën Evropiane të Patentave në Mynih.
Urime për ju Alisa dhe Meri! Ju urojmë një të ardhme të suksesshme!
Njoftim- Thirrje per pjesemarrje ne konkursin OTP Bank
Njoftohen te gjithe studentet e Fakultetit te Inxhinierise Mekanike se OTP Bank organizon edicionin e dyte te konkursit, me qellim krijimin e nje Research Paper me teme: E ARDHMJA E TURIZMIT NE SHQIPERI.
Cilido(individualisht apo ne grup) mund te behet pjese e ketij konkursi.
Ne perfundim te ketj konkursi do te zgjidhen 3 fituesit e pare, te cilet do te shperblehen me nje cmim monetar.
Me poshte do te gjeni detaje rreth menyres se organizimit, afateve kohore, strukturimit te punes kerkimore.
Njoftim:
Njoftohen te gjithe studentet e Fakultetit te Inxhinierise Mekanike
se ka filluar proçesi i pageses se tarifes se shkollimit. Faturat per arketim mund ti
gjeni bashkengjitur njoftimit sipas viteve perkatese. Mbas pageses ne banken
Credins fatura duhet te dorezohet ne Zyren e Finances.
Sqarojme se studentet e Viti te II dhe te III (te rregullt) te cilet jane me mesatare me noten mbi 6 kane tarife te reduktuar, emrat mund ti verifikoni ne dokumentin bashkengjitur njoftimit.
– Studentet e Vitit te III perserites , dhe studentet perserites te M.Shkencor dhe M.Profesional paguajne kreditet e lendeve te mbartura duhet te terheqin faturen per arketim prane zyres se finances.
Lista e studenteve te Vitit te II dhe III me mesatare mbi 6, te cilet perfitojne reduktim tarife (3)
Faturat e tarifes se shkollimit 2020-2021
Njoftim:
Njoftohen gjithe studentet e viteve te para Bachelor dhe Master se duhet te rregjistrohen ne platformen e Rjetir Akademik Shqiptar (RASH) ne menyre qe te behen pjese e rregjistrit elektronik. Per kete studenti duhet te ndjeke udhezimet e Manualit te Regjistrimit online me poshte. Regjistrimi duhet bere brenda dates 2 Shkurt 2021.
Njoftohen te gjithe studentet e rregullt ne Fakultetin e Inxhinierise
Mekanike te UPT se, duke filluar nga dita e neserme ne date 18 Nentor 2020 dhe ne vazhdim fillon dorezimi i dokumentacionit provues se bashku me formularet e aplikimit per perfitimin e burses financiare dhe/ose perjashtimin/reduktimin nga tarifa vjetore e shkollimit per vitin akademik 2020-2021. Dokumentacioni provues se bashku me formularin e aplikimit per perfitim burse dhe/ose perjashtim / reduktim nga tarifa vjetore e shkollimit , bazuar ne VKM nr.39, date 23.01.2019 “….per perfitimin e bursave………” dhe VKM nr.40, date 23.01.2019, te ndryshuar, dhe VKM nr. 780 dt.26.12.2019 “……per reduktim te tarifes vjetore te studimit ne programet e Ciklit te Dyte te studimeve…” ne kategorine “STUDENT NE NEVOJE” dorezohen prane ZYRES SE FINANCES te FIM duke filluar nga data 18 NENTOR 2020 deri ne date 18 DHJETOR 2020 , nga ora 9 -12 . Formularët mund ti shkarkoni me poshtë: