Ing.Ekonomike

Objektivat e studimit të Inxhinierisë Ekonomike

Studentët marrin njohuritë e nevojshme teorike dhe aftësitë praktike për punë ndërdisiplinore gjithashtu orientohen për punën në ekip në fushat e inxhinierisë dhe biznesit. Fusha e studimit së Inxhiniersë Ekonomike, është e vecantë sepse  qëndron në ndërfaqen midis Inxhinierisë dhe Biznesit.

Në praktikë, kombinon aftësinë teknike të zgjidhjes së problemeve të inxhinierit me aftësitë e biznesit.

Një i diplomuar në Programin e Inxhinierisë Ekonomike në FIM është një inxhinier – një udhëheqës i cili mund të transmetoj zgjidhjet teknike në realitetin e biznesit.

 

Aftësitë e Inxhinierit Ekonomik

  •  Të njohë metodologjitë operative që të jenë të aftë të identifikojnë, formulojnë dhe zgjidhin probleme
  •  Të vlerësojnë kostot dhe investimet e ndërmarrjes dhe në vecanti dimensionin e riorganizimit të proceseve të biznesit
  •  Të analizojnë tregjet e furnizimit të lendëve te para dhe tregjet tregtare duke ndikuar në zgjedhjet dhe menaxhimin e marketingut industrial dhe logjistikës.
  •  Të përdorin metodat sasiore të simulimit dhe optimizimit të  menaxhimit.
  •  Të përdorin teknika dhe pajisje për ndërtimin e modeleve dhe proceseve komplekse si dhe të analizojnë nëpërmjet këtyre funksionimin dhe evolucionin e sistemeve dhe proceseve reale për të ndërhyrë në kontrollin e tyre.

Tregu i punës

Shohim çdo ditë e më shumë që tregu i punës në Shqipëri po paraqet ndryshime të mëdha. Tashmë karriera nuk konceptohet më vetëm në drejtimin vertikal, por gjithnjë e më shumë ndryshon në mënyrë horizontale, duke zgjeruar njohuritë në fusha dhe drejtime të ndryshme. Për shembull, për një inxhinier është bërë e zakonshme të ketë njohuri të thelluara në menaxhim, financë, apo në njohjen e legjislacionit.

Me Inxhinierinë Ekonomike kemi synuar që ofertën tradicionale të arsimit të lartë ta orientojmë drejt kërkesave reale të tregut të punës. Për ta bërë këtë, sigurisht që nevojiten ndryshime edhe në vetë kurrikulën e programeve të studimit. Studentët e diplomuar në degën e Inxhinierisë Ekonomike janë ambiciozë dhe të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e tyre në karrierë. Ata janë pozicionuar në tregun shqiptar, në pozicione të suksesshme (në sektorët publikë dhe privatë, si dhe në akademi) dhe një pjesë e tyre vazhdon studime të mëtejshme në universitete nderkombetare. Ata shpeshherë janë të punësuar dhe kërkojnë të zhvillojnë akoma më shumë dijet në profesionin që kanë zgjedhur.

Pavarësisht vështirësive, në mbledhjen e të dhënave që disponon Zyra e Karrierës dhe Praktikave pranë UPT-së për punësimin e studentëve na rezulton 90% e të diplomuarve në masterat shkencorë të Inxhinierisë Ekonomike janë të punësuar në kompani private si Deloitte, ALUMIL, PESPA, Banka të nivelit të dytë, kompani prodhimi, kompani shërbimesh, si menaxherë të nivelit të mesëm. Në strukturat shtetërore qëndrore dhe lokale si menaxherë projektesh, në zyra urbanistike, në menaxhim transporti etj.