KARRIERA

Në datë 26.05.2021 u krijua AIM (Alumni/ae Inxhinieria Mekanike).

Por cfarë është Alumni/ae?

Alumnus është një i diplomuar ose ish-student i një shkolle, kolegji ose universiteti të caktuar; ndërsa alumni/ae është termi në numrin shumës.

 

Rrjeti Alumni/ae  Inxhinieria Mekanike përfaqëson gjithë të diplomuarit ndër vite në FIM.

Në mbledhjen e parë, e cila u mbajt në datë 26.05.2021 pranë ambjenteve të FIM, u krijua edhe komisioni nismëtar. Ky i fundit zgjodhi president të AIM  Prof. Dr. Angjelin Shtjefni.

Për cfarë do të shërbejë AIM?

AIM do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të FIM në UPT, si dhe rritjes së cilësisë së profesoratit të ri, për një të ardhme më të mirë e cilësore.

AIM, gjithashtu do të punojë për zgjerimin e bashkëpunimit ndëruniversitar, por edhe me institucione studimore dhe kompani prodhuese e shoqata të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, në Europë dhe më gjerë, në shkallë botërore.

Në këtë mënyrë krijimi i Rrjetit AIM do të shërbejë për mbajtjen e kontakteve, shkëmbimin e eksperiencave, njoftimeve për mundësi punësimi dhe shkëmbimin e informacionit si dhe publikimin e historive të suksesit .