Departamenti i Energjitikës

Departamenti i Energjitikës si njësi bazë mësimore – shkencore e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike është krijuar nga bashkimi i disa katedrave në vitin 1994. Drejtues në vite të tij kanë qenë: Artan KODRA, Flamur BIDAJ, Nikolin PEMA, Angjelin SHTJEFNI, Ramadan ALUSHAJ, Altin DORRI.

Misioni i Departamentit është të nxisë, bashkërendojë dhe administrojë veprimtaritë e mësimdhënies dhe veprimtaritë kërkimore, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion të  departamentit.

Përdorimi racional i energjisë është një temë që përgjatë viteve ka patur fokusin kryesor  të botës shkencore, industrisë dhe opinionit publik. Janë të shumta arsyet që qëndrojnë në themel të këtij interesi: vështirësia për ripërtëritjen e lëndëve djegëse fosile në tregun lirë, debati rreth çeshtjes se si të plotësojmë kërkesat gjithnjë në rritje për energji dhe njëkohësisht reduktimin e ndikimit mjedisor të proceseve të shndërrimeve energjitike, si përgjegjësit kryesore për emetimin e gazeve të efektit serrë dhe substancave ndotëse.

Departamenti i Energjitikës në U.P.T., duke kombinuar ekspertizën e brendëshme me qasjen ndërdisiplinore të institucioneve që operojnë në sektorin e energjisë, ofron përgjigjet e duhura për kompleksitetin e problemeve aktuale energjitike të vendit tonë. Objektivi është që të sigurojë një angazhim të vazhdueshëm ne aktivitetet e Kerkimit dhe Zhvillimit  në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, kjo në bashkepunim dhe me ndermarrjet e sektorit energjitik, si dhe në krijimin dhe forcimin e partneritetit me organizata të tjera të përfshira në prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë.

Aktualisht Departamenti ka një staf prej 14 anëtarësh, ku 12 janë staf akademik nga të cilët 10 janë më grada e tituj shkencorë dhe 2 asistentë-lektorë. Departamenti ka dhe 2 punonjës ndihmës mësimorë (labortantë).

Prof. Asoc. Majlinda ALCANI

aktualisht Drejtuese e Departamentit të Energjitikës. Kurset mësimore: Impiante Mekanikë, Impiante Industrialë, etj. https://www.linkedin.com/in/majlinda-alcani-b7279453/