Departamenti i Mekanikës

Aktualisht, Departamenti i Mekanikes ka ne drejtim dy programe studimi aktive ne MSH Konstruksione dhe Mjete levizese dhe MP – Transport  dhe nje MP – Konstruksione jo aktiv si dhe eshte pjemares me disiplina te formimit baze ne programet Bachelor ne te gjitha deget e Fakultetit. Departamenti ka 9 pedagoge te brendshem, nga te cilet pese pedagoge me titullin Prof. Asoc, dy me graden Dr., dhe dy asistente-pedagoge Msc ne proces Doktorature. Ka gjithashtu nje pedagog me kontrate nje vjeçare me titullin Prof. Asoc. Departamenti mbulon dhe 2 kurse te formimit te vazhduar prej te cileve njeri eshte aktiv.

Objektivat afatgjatë

1. Permiresimi e rifrekimi i programeve te tij te studimit. Ne menyre te veçante perfshirja e softeve llogarites ne disiplinat e Masterit Shkencor per dy drejtimet baze te formimit te mbuluara nga Departamenti. Respektimi i detyrimeve qe lindin ne kete kuader ndaj hallkave te tjera drejtuese ne fakultet edhe ne kuder te procesit te akreditimit.

2. Permiresimi i procedurave dhe permbajtjes se tematikave te mbrojtjes se diplomave dhe perfshirja ne kete ngarkese e gjithe pjestareve te departamentit.

3. Permiresimi i procedurave dhe permbajtjes se praktikave mesimore per drejtimet e studimeve qe mbulon departamenti duke zgjeruar gamen e kontraktimeve me instance private e shteterore per realiuzimin e tyre.

4. Ngritja e pasurimi i Laboratorit te provave te Materialeve dhe perpjekja per dokumentimin e akreditimin e tij si dhe perfshirja ne nje plan te detajuar per aktivitetin mesimor e shkencor te departamentit.

5. Funksionimin ne department i struktures se perpilimit, ndjekjes e perfshirje ne projekte te perbashkeyta ne rang departamenti, fakuteti, universiteti dhe me gjere ne fushat e tij te ekspertizes.

6. Konsolidimi i aktivitetit te kurseve te trajnimit qe ofron departamenti dhe pjemarja ne kuader te tyre edhe ne bashkepunime me studentet e tyre ne projekte dhe angazhime te perbashketa.

7. Ndjekja me kujdes e procesit te rekrutimeve te reja ne perputhje me nevojat afatshkurtera dhe me afatgjata te departamentit.

 

Analiza

Te bindur se realizimi i objektivave do të kërkonte një analizë paraparake:

PIKAT E FORTA 

– Departamenti ka një staf akademik të kualifikuar. Një ndihmë për kualifikimin e stafit akademik të Departamentit kanë qenë projektet e shkëmbimit të të stafit pedagogjik me universitete te huaja ne kuader te projekteve te përbashkëta.

– Departamenti i Mekanikes ofron programe studimi të stabilizuara që në përgjithësi i takojnë grupit të inxhinierisë industriale dhe ka pak apo aspak “konkurrencë” në “tregun” e arsimit të lartë në Shqipëri.

PIKAT E DOBTA

– Departamenti i Mekanikes vuan si pjesë e institucioneve të arsimit të lartë publik, financim jo të mjaftueshën;

– Hapësira ku zhvillohet aktiviteti didaktik dhe kërkimor është në kufijtë e kritereve minimale edhe për akreditimin institucional;

– Në disa raste kemi aparaturë të vjetëruar dhe jo funksionale laboratorike si edhe mungesë të një stafi teknik të mjaftueshëm;

– Informacion i varfër për nivelin e punësimit të të diplomuarve në FIM.

MUNDËSITË

– Departamenti ka kapacitete që mbulojnë drejtime të kërkimit shkencor në fushën inxhinierike.

– Departamenti ka lidhje të konsoliduara me të cilët ka pasur projekte të përbashkëta, diploma dhe studime të doktoratës të përbashkëta.

– Ka një rrjet laboratorësh qe duhet te jete ne proces rinovimi. 

– Vazhdon të ketë një numër të kënaqshëm të rregjistrimeve të studentëve.

Mekanizmi i realizimit të objektivave

Arritja e objektivit të gjenerimit të dokumentacionit rregullues do të fillojë (sic është përmendur në plan veprimin afatshkurtër) që në 6 mujorin e parë.  Për të arritur:

– Sigurimin e cilësisë në veprimtarinë akademike dhe administrative të fakultetit

– Sigurimin e një mjedisi të përshtashëm në marrëdhëniet e stafit të FIM, apo një raporti të drejtë midis autoriteteve drejtuese dhe stafit

Ky dokumentacion do të shërbejë në këtë mënyrë jo vetëm në funksion të për përmbushjen e kritereve të akreditimit. Por ajo që është më e rëndësishme është se do të kthejë akredtimin dhe sigurimin e brendshëm të cilësisë një instrument të fortë për të pasur një veprimntari eficente dhe të suksesshme. 

Në realizimin e dokumentacionit rregullues, dokumentacionit dhe formularëve për sigurimin e brendshëm të cilësisë në Departament, do të mbështetemi:

– në përvojat më të mira të universiteteve të zonës eurpiane të arsimit të lartë,

– në përvojën jo të vogël të stafit të Departamentit në çështjet akreditimit institucional dhe të programeve të studimit

Objektivi i pajisjes së Departamentit me dokumentacionin e duhur për sigurimin e brendshëm të cilësisë, do të realizohet në bashkëpunim pedagoget të njësive bazë. Po kështu, dokumentacioni i sigurimit të brendshëm të cilësisë në Departament do të jetë subjekt i rishikimit të vazhdueshëm.

Vendosja e një bashkpunimi dhe bashkëveprimi me industrinë dhe biznesin do të mbështet në përvojën ekzistuese do të realizohet nëpërmjet praktikave mësimore, projekteve të përbashkëta, ofrimit të shërbimeve për të tretë. Departamenti ka një përvojë të mirë në ofrimin e shërbimeve për të tretë dhe realizimin e projekteve shkencore. Mekanizmi për rritjen cilësore dhe sasiore të shërbimeve për të tretë do të realizohet nëpërmjet:

– Nxitjes së laboratorëve për akreditimin dhe certifikimin e shërbimit/ekspertizës që mund të ofrojnë;

– Shërbimi i ekspertizës në një hapësirë më të madhe që ofron kuadri i tanishëm ligjor, do të nxitet duke e bërë stafin akademik të Departamentit më të interesuar nga pikëpamja financiare. 

E rëndësishme në realizimin e objektivit për ofrimin e shërbimeve nga departamenti, do të jetë bashkëpunimi i ngushtë  me administratorin e njësisë. Por, Departamenti do të jetë njësia nga ku do të gjenerohet idea dhe do të administrohet praktikisht kjo veprimtari.

Realizimi i diversifikimit të ofertës didaktike do të mbështetet në një nga pikat e forta të departamentit, siç u përmend edhe më sipër, programet mirë të stabilizuara të studimit. Me diversifikimin e ofertës didaktike kuptoj ofrimin e kurseve afatshkurtëra, të cilët janë më fleksibël dhe përgjigje e shpejtë e nevojave të tregut të punës në Shqipëri. Dekanati do të lehtësojë dhe nxisë procesin e implementimit të programeve të tillë.

 

 

 

Aktualisht Drejtues i Departamentit është Prof. Asoc. Koço Bode.
Kontakt: kbode@fim.edu.al