Mësimdhënia e stafit shtrihet në të gjithë Fakultetet e Universitetit Politeknik dhe në të tre ciklet e studimeve. Veprimtaria mësimore është e fokusuar në fushat e: Termo-Energjitikës, Makinave me Fluid, Motorë me Djegie të Brendshme, Impianteve Mekanike dhe Termike, etj. Pjesa më e madhe e ngarkesës mbulohet nga stafi i brendshëm i Departamentit, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga lektorë të ftuar (pedagogë të jashtëm).
Lëndët kryesore që mbulon Departamenti Energjitikës janë:
- Fizikë Teknike (Termoteknikë)
- Fluidodinamikë
- Makina me Fluid 1, 2
- Makina dhe Sisteme Energjitike
- Impiante Termoteknike 1, 2
- Impiante Mekanike 1, 2
- Impiante Industriale
- Siguri e Impianteve
- Motorë Termike për Tërheqje
- Matje Mekanike dhe Termike 2
- Bazat e Ftohjes
- Impiantet e Fuqisë (TEC/HEC)
- Këmbyesit dhe Gjeneratorët e Nxehtësisë
- Energjitë Alternative
- Konstruksione M.D.B.
- Bilance Energjitike
- Auditim Energjie
- Bazat e Ftohjes Komerciale
- Trajtim Energjitik i Mbetjeve
- Teknologjitë e Avancuara Energjitike