Programet e Studimit
Bachelor në Inxhinieri Mekanike
Të diplomuarit kanë aftësi për t`u punësuar në zbatimin e projekteve inxhinierike, mirëmbajtjen dhe kontrollin e asistuar të sistemeve inxhinierike mekanike, në projektim të asistuar, mekanike etj.
Bachelor në Inxhinieri Materiale
Të diplomuarit kanë aftësi për t`u punësuar në zbatimin e projekteve inxhinierike, mirëmbajtjen dhe kontrollin e asistuar të sistemeve inxhinierike mekanike, në projektim të asistuar, mekanike etj.
Bachelor në Inxhinieri Tekstile dhe Modë
Të diplomuarit kanë aftësi për t`u punësuar në zbatimin e projekteve inxhinierike, mirëmbajtjen dhe kontrollin e asistuar të sistemeve inxhinierike tekstile, në projektim të asistuar, dizenjim, projektim dhe stilim veshjesh etj.
Bachelor në Inxhinieri Ekonomike
Të diplomuarit kanë aftësi për t`u punësuar në zbatimin e projekteve inxhinierike, mirëmbajtjen dhe kontrollin e asistuar të sistemeve Inxhinierike, në drejtimin, menaxhimin dhe drejtimin finaciar të ndërmarrjeve industriale, etj.
Master në Inxhinieri Mekanike
Të diplomuarit kanë aftësi intelektuale për të planifikuar dhe udhëhequr procese kërkimi inovative të mirëfillta apo të zbatuara. Njohuritë dhe aftësitë e fituara i japin mundësi titullarit të vërë në përdorim mjete dhe metodologji në mënyrë që të bëjnë të mundur trajtimin e informacionit dhe planifikimin e zgjidhjeve në sferën e sistemeve realë. Në këtë mënyrë, mbajtësi i diplomës Master shkencor mund të projektojë dhe realizojë sisteme komplekse të industrisë mekanike; ai ka njohuri mbi mjetet dhe metodologjitë e projekteve.
Master në Inxhinieri Ekonomike
Të diplomuarit kanë aftësi dhe mjete intelektuale për të planifikuar dhe udhëhequr procese kërkimi inovative të mirëfillta apo të zbatuara. Njohuritë dhe aftësitë e fituara i japin mundësi titullarit të vërë në përdorim mjete dhe metodologji në mënyrë që të bëjnë të mundur trajtimin e informacionit dhe planifikimin e zgjidhjeve në sferën e sistemeve realë. Fusha tipike, nën këtë këndvështrim, janë rinovimi dhe zhvillimi i prodhimit, planifikimi i thellë, menaxhimi i sistemeve komplekse si specialist i pavarur i punësuar në ndërmarrje/organizata publike apo private.
Master në Inxhinieri Materiale

Master në Inxhinieri Tekstil dhe Modë
Të diplomuarit kanë aftësinë të projektojnë dhe realizojnë sisteme komplekse të industrisë tekstile; Studenti ka njohuri mbi mjetet dhe metodologjitë e projekteve. Njohuritë mbi aspektet teknologjike i mundësojnë atij (mbajtësit të diplomës M. Sc.) të realizojë sisteme komplekse në fusha të ndryshme zbatimi. Mbajtësi i diplomës M.Sc. kombinon aftësitë teknike, shkencore dhe komunikuese me kontekstin kulturor, gjë që i jep atij mundësinë të punojë në funksione me profil të lartë në nivel ndërkombëtar.