STUDENTËT

Njoftim- Thirrje per pjesemarrje ne konkursin OTP Bank

Njoftohen te gjithe studentet e Fakultetit te Inxhinierise Mekanike se OTP Bank organizon edicionin e dyte te konkursit, me qellim krijimin e nje Research Paper me teme: E ARDHMJA E TURIZMIT NE SHQIPERI. 

Cilido(individualisht apo ne grup) mund te behet pjese e ketij konkursi. 

Ne perfundim te ketj konkursi do te zgjidhen 3 fituesit e pare, te cilet do te shperblehen me nje cmim monetar. 

Me poshte do te gjeni detaje rreth menyres se organizimit, afateve kohore, strukturimit te punes kerkimore.

 

Njoftim:

Njoftohen te gjithe studentet e Fakultetit te Inxhinierise Mekanike

se ka filluar  proçesi i pageses se tarifes se shkollimit. Faturat per arketim mund ti

gjeni bashkengjitur njoftimit sipas viteve perkatese. Mbas pageses ne banken

Credins fatura duhet te dorezohet ne Zyren e Finances.

 

Sqarojme se studentet e Viti te II dhe te III (te rregullt) te cilet jane me mesatare  me noten mbi 6 kane tarife te reduktuar, emrat mund ti verifikoni ne dokumentin bashkengjitur njoftimit.

– Studentet e Vitit te III perserites , dhe studentet perserites te M.Shkencor dhe M.Profesional  paguajne kreditet e lendeve te mbartura duhet te terheqin faturen per arketim prane zyres se finances.

Lista e studenteve te Vitit te II dhe III me mesatare mbi 6, te cilet perfitojne reduktim tarife (3)

Faturat e tarifes se shkollimit 2020-2021

 

Njoftim:

Njoftohen gjithe studentet e viteve te para Bachelor dhe Master se duhet te rregjistrohen ne platformen e Rjetir Akademik Shqiptar (RASH) ne menyre qe te behen pjese e rregjistrit elektronik. Per kete studenti duhet te ndjeke udhezimet e Manualit te Regjistrimit online me poshte. Regjistrimi duhet bere brenda dates 2 Shkurt 2021.

Njoftohen te gjithe studentet e rregullt ne Fakultetin e Inxhinierise

Mekanike te UPT se, duke filluar nga dita e neserme ne date 18 Nentor 2020 dhe ne vazhdim fillon dorezimi i dokumentacionit provues se bashku me formularet e aplikimit per perfitimin e burses financiare dhe/ose perjashtimin/reduktimin  nga tarifa vjetore e shkollimit per vitin akademik 2020-2021. Dokumentacioni provues se bashku me formularin e aplikimit per perfitim burse dhe/ose perjashtim / reduktim  nga tarifa vjetore e shkollimit , bazuar ne VKM nr.39, date 23.01.2019 “….per perfitimin e bursave………” dhe VKM nr.40, date 23.01.2019, te ndryshuar,   dhe VKM nr. 780 dt.26.12.2019 “……per reduktim te tarifes vjetore te studimit ne  programet e Ciklit te Dyte te studimeve…” ne kategorine “STUDENT NE NEVOJE” dorezohen prane ZYRES SE FINANCES te FIM duke filluar nga data 18 NENTOR 2020 deri ne date 18  DHJETOR 2020 , nga ora  9 -12 . Formularët mund ti shkarkoni me poshtë: