Programet e Studimit

Bachelor në Inxhinieri Mekanike

Të diplomuarit kanë aftësi për t`u punësuar në zbatimin e projekteve inxhinierike, mirëmbajtjen dhe kontrollin e asistuar të sistemeve inxhinierike mekanike, në projektim të asistuar, mekanike etj.

Bachelor në Inxhinieri Materiale

Të diplomuarit kanë aftësi për t`u punësuar në zbatimin e projekteve inxhinierike, mirëmbajtjen dhe kontrollin e asistuar të sistemeve inxhinierike mekanike, në projektim të asistuar, mekanike etj.​

Bachelor në Inxhinieri Tekstile dhe Modë

Të diplomuarit kanë aftësi për t`u punësuar në zbatimin e projekteve inxhinierike, mirëmbajtjen dhe kontrollin e asistuar të sistemeve inxhinierike tekstile, në projektim të asistuar, dizenjim, projektim dhe stilim veshjesh etj.

Bachelor në Inxhinieri Ekonomike

Të diplomuarit kanë aftësi për t`u punësuar në zbatimin e projekteve inxhinierike, mirëmbajtjen dhe kontrollin e asistuar të sistemeve Inxhinierike, në drejtimin, menaxhimin dhe drejtimin finaciar të ndërmarrjeve industriale, etj. ​

Master në Inxhinieri Mekanike

Të diplomuarit kanë aftësi intelektuale për të planifikuar dhe udhëhequr procese kërkimi inovative të mirëfillta apo të zbatuara. Njohuritë dhe aftësitë e fituara i japin mundësi titullarit të vërë në përdorim mjete dhe metodologji në mënyrë që të bëjnë të mundur trajtimin e informacionit dhe planifikimin e zgjidhjeve në sferën e sistemeve realë. Në këtë mënyrë, mbajtësi i diplomës Master shkencor mund të projektojë dhe realizojë sisteme komplekse të industrisë mekanike; ai ka njohuri mbi mjetet dhe metodologjitë e projekteve.

Master në Inxhinieri Menaxheriale

Të diplomuarit kanë aftësi dhe mjete intelektuale për të planifikuar dhe udhëhequr procese kërkimi inovative të mirëfillta apo të zbatuara. Njohuritë dhe aftësitë e fituara i japin mundësi titullarit të vërë në përdorim mjete dhe metodologji në mënyrë që të bëjnë të mundur trajtimin e informacionit dhe planifikimin e zgjidhjeve në sferën e sistemeve realë. Fusha tipike, nën këtë këndvështrim, janë rinovimi dhe zhvillimi i prodhimit, planifikimi i thellë, menaxhimi i sistemeve komplekse si specialist i pavarur i punësuar në ndërmarrje/organizata publike apo private.

Master në Inxhinieri Materiale

Të diplomuarit kanë aftësi dhe mjete intelektuale për të planifikuar dhe udhëhequr procese kërkimi inovative të mirëfillta apo të zbatuara. Njohuritë dhe aftësitë e fituara i japin mundësi titullarit të vërë në përdorim mjete dhe metodologji në mënyrë që të bëjnë të mundur trajtimin e informacionit dhe planifikimin e zgjidhjeve në sferën e sistemeve realë. Fusha tipike, nën këtë këndvështrim, janë rinovimi dhe zhvillimi i prodhimit, planifikimi i thellë, menaxhimi i sistemeve komplekse si specialist i pavarur i punësuar në ndërmarrje/organizata publike apo private.

Master në Inxhinieri Tekstil dhe Modë

Të diplomuarit kanë aftësinë të projektojnë dhe realizojnë sisteme komplekse të industrisë tekstile; Studenti ka njohuri mbi mjetet dhe metodologjitë e projekteve. Njohuritë mbi aspektet teknologjike i mundësojnë atij (mbajtësit të diplomës M. Sc.) të realizojë sisteme komplekse në fusha të ndryshme zbatimi. Mbajtësi i diplomës M.Sc. kombinon aftësitë teknike, shkencore dhe komunikuese me kontekstin kulturor, gjë që i jep atij mundësinë të punojë në funksione me profil të lartë në nivel ndërkombëtar.

rreth fakultetit

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është e para shkollë e lartë në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në fushat e mekanikës, metalurgjisë dhe materialeve , tekstil modës. Përgatitja e specialistëve të lartë të inxhinierisë mekanike në Shqipëri daton që nga viti 1951, në degën e inxhinierisë mekanike e cila ka qenë pjesë përbërëse e Institutit të lartë Politeknik, deri në vitin 1957, vit në të cilin me krijimin e Universitetit të Tiranës u bë pjesë përbërëse e tij. Deri në vitin 1991, vit në të cilin krijohet Universiteti Politeknik, dega e inxhinierisë mekanike ishte pjesë përbërëse e fakultetit të inxhinierisë mekanike dhe elektrike. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike formësohet si njësi e pavarur e Universitetit Politeknik në vitin 1991. Në vitin 1999 me organizimin e zgjedhjeve të para demokratike në universitete u bë edhe riorganizimi i F.I.M.

KONTAKTE

Adresa: Sheshi "Nënë Tereza", Nr. 4,
Tiranë, ALBANIA.

+355 4 222 37 07

info@fim.edu.al