Departamenti i Prodhim Menaxhimit

Departamenti i Prodhim dhe Menaxhimit është krijuar në vitin 1994, në kuadrin e reformimit dhe ristrukturimit të Universitetit Politeknik. Njësitë mbi të cilat u konceptua departamenti ishin ish Katedra e Teknologjisë së Metaleve dhe pjesërisht ajo e Grafikës Inxhinierike, ndërsa pas vitit 1999 u përfshi në të dhe Departamenti i Metalurgjisë.

Stafi i këtij departamenti është një nga stafet me nivelin më të lartë të kualifikimit me 19 pedagogë efektiv nga këta 1 Akademik, 1 Profesor, 3 As/Profesore, 13 Doktor Shkencash, 1 Lektor (Master Shkencash) dhe 1 personel ndihmës akademik (Laborant).